Home » Kulla e sahatit by Ardian Vehbiu
Kulla e sahatit Ardian Vehbiu

Kulla e sahatit

Ardian Vehbiu

Published 2003
ISBN :
Paperback
85 pages
Enter the sum

 About the Book 

Si mund të përpunohet trauma e një populli të vetë-burgosur? Pas leximit të Kullës së Sahatit të Ardian Vehbiut bindesh se qyteti, aspak organizëm qorr, regjistron në memorien e tij copëza të historisë kolektive, në të cilën ndërthuren e rrethpriten edhe ato vetjake. Libri shpalos simbiozën e njerëzve me qytetin, duke thirrur në jetë godina, rrugë, parqe, sheshe, shtatore, monumente të reja e të shembura të bashkëjetesës, të ardhur, vendalinj, qytetarë, katundarë, qeveritarë, pushtetarë e pushtues, automobilë, pazare, muzeume, ministrira, bimësi, qyetin e dukshëm e okult, të përcjellë horizontalisht e vertikalisht.Proza me të cilën Vehbiu i përqaset kryeqytetit kujton retorikën e “blason du corps”: si një vashë e fjetur zgjohet Tirana nën gishtat e tij dhe nën vështrimin e dhimbsur e enigmatik të Kullës së Sahatit. E vetmja dëshmitare e një Tirane të nënshtruar përçudnimit të pafre, Kulla rezistoi përvetësim për të nxitur rrëmime në kujtesën e ditëve të jetërsimit të Pazarit të Vjetër tiranas në sheshin pa hijeshi e vizion “Skënderbe”. Ky libër i hollë në madhësi dhe i dendur në ide e imagjinatë mban vendin krahas atyre veprave, të cilave lexuesi u kthehet e rikthehet jo thjesht për përgjigje, por për ta (ri)jetuar si një zbulim të çmuar.